Sport
Milani pritet të përfitojë mbi 80 milionë euro nga shitja e biletave këtë sezon
Demokracia
19:06 | 13 Mars 2023

Share:

Derisa pronarët e Milanit, RedBird, duan një tjetër stadium, megjithatë klubi sërish mund të përfitojë mbi 80 milionë euro nga shitja e biletave në San Siro.

Gerry Cardinale dhe RedBird janë duke i vazhduar përpjekjet për një shtëpi të re të Rossonerëve dhe po punojnë në një projekt në zonën La Maura të qytetit për një stadium prej 60.000 – 70.000 ulësesh.

Milani kishte planifikuar ndërtimin e një stadiumi të përbashkët me Interin, megjithatë raportohet jo të mira mes klubeve kanë bërë që ata të bëjnë plane për projekte të pavarura.

La Repubblica detajon se San Siro vazhdon të jetë fitimprurës për Milanin që mund të përfitojë rreth 83.7 milionë euro nga shitja e biletave këtë sezon. Nëse arrijnë deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, kjo shumë mund të arrijë deri në 90 milionë euro.

Nga 18 ndeshjet e Rossonerevë në shtëpi këtë sezon në të gjitha garat, në 15 prej tyre kanë qenë pjesëmarrës mbi 70.000 tifozë. /Telegrafi/

Të ngjashme