Sport
Milani po bën një propozim për të nënshkruar me Taremin
Demokracia
15:07 | 28 Gusht 2023

Share:

Milani është duke kërkuar edhe një sulmues për të mbyllur me afrimet e kësaj vere.

Rossonerët kanë qenë mjaftë aktiv në afatin kalimtar veror, por synimi është që të afrohet edhe një sulmues për ta kompletuar repartin ofensivë.

Sulmuesi iranian Mehdi Taremi është objektivi kryesor i Rossonerëve për repartin ofensivë dhe Milani po tenton afrimin e tij.

Fabrizio Romano ka njoftuar se Milani pritet të bëj gjatë ditës një propozim verbal për iranianin, edhe pse kërkesat e Portos janë të larta.

Gjiganti portugez synon të fitoj 25 milionë euro nga largimi i Taremit, shumë që Milani nuk dëshiron ta shpenzojë.

Megjithatë dy klubet pritet të vazhdojnë negociatat pasi te Milani janë të vendosur të nënshkruajnë me iranianin.

Ditët e fundit janë vendimtare për të ardhmen e Taremit i cili ka shprehur dëshirën për t’iu bashkuar gjigantit italian.

Të ngjashme