Sport
Milani e rikthen interesimin për Armando Brojën
Demokracia
10:30 | 14 Gusht 2023

Share:

Milani është në kërkim të një sulmuesi tjetër për sezonin 2023/24.

Për këtë siguron mediumi italian “La Gazzetta dello Sport”.

E në mesin e objektivave të “Rossoneri”, gjithnjë sipas mediumit italian, është edhe Armando Broja.

Përfaqësuesi shqiptar nuk bën pjesë në planet e Chelseat, i cili po mundohet ta sistemojë diku tjetër lojtarin.

Kuqezinjtë mund ta marrin sulmuesin në formë huazimi, me mundësi blerjeje.

Ky transfer mund të realizohet lehtësisht duke i pasur parasysh marrëdhëniet e shkëlqyeshme mes dy klubeve.

Ndërkohë, Milani e ka në listë edhe sulmuesin Ekitike, i cili nuk bën pjesë në planet e Paris Saint-Germainit.

Të ngjashme