Lifestyle
#MeTooInceste: fushata që sjell histori të të tmerrshme abuzimi
Demokracia
09:49 | 19 Janar 2021

Share:

Mijëra njerëz janë bërë pjesë e një fushate të mediave sociale në Francë me hashtagun #MeTooInceste, e krijuar për të hedhur dritë mbi problemin e abuzimit seksual brenda familjeve, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Fushata filloi gjatë fundjavës nga NousToutes, një organizatë që lufton dhunën seksuale në Francë. Incesti në frëngjisht përdoret për të nënkuptuar abuzim seksual nga të afërmit, përfshirë ata që nuk janë të lidhur me gjak.

Lëvizja pasoi nga akuzat kundër një komentatori të shquar politik, Olivier Duhamel, i cili është akuzuar nga e bija për abuzimin e vëllait të saj binjak 30 vjet më parë.

Duhamel i ka përshkruar akuzat si “sulme personale”.

Fushata në Twitter filloi javën e kaluar me një mesazh nga një aktiviste 67-vjeçare e NousToutes e njohur si Marie Chenevance.

“Tani ose kurrë është momenti për të thyer heshtjen rreth kësaj çështje,” tha Marie.

“Në vitet e mëparshme, tha ajo, aktivistët ishin përballur me heshtje kur kishin ndarë historitë e tyre të abuzimit familjar”.

Më shumë se 80,000 njerëz i janë përgjigjur fushatës që nga e shtuna, thotë organizata.

Të ngjashme