Auto&Tech
Meta lanson një program beta të Threads për përdoruesit e Android
Demokracia
09:33 | 08 Korrik 2023

Share:

Meta ka lansuar një program beta të Threads për Android, njoftoi të premten një inxhinier i kompanisë. Ky program beta përdoruesve do t’u jap qasje të hershme tek veçoritë e reja e gjithashtu edhe përmirësim të gabimeve, por si çdo program tjetër beta, ekziston një rrezik në rritje kur shkarkohet një aplikacion i paqëndrueshëm.

Threads u lansua të mërkurën, dhe deri tani ka tërhequr mbi 70 milionë përdorues. Platforma ka mungesë të disa veçorive kryesore si mesazhet, skedën “Following”, një version të plotë të uebit dhe një skedar kronologjik.

Sipas TechCrunch, duke pasur parasysh se platforma aktualisht ka një strukturë disi të zhveshur, programi i ri beta mund të jetë diçka joshëse për përdoruesit që duan të kenë veçori të reja, përcjell Telegrafi.

Ftesa për përdorimin e programit Beta vë në dukje se “disa të dhëna të caktuara të përdorimit të aplikacionit nga përdoruesit do të mblidhen dhe shpërndahen me zhvilluesin për të ndihmuar në përmirësimin e aplikacionit”.

Tutje në ftesë paralajmërohet se “versionet testuese mund të jenë të paqëndrueshme”.

Ju mund të regjistroheni për qasje në programin beta menjëherë, pasi nuk ka listë të pritjes, gjë që do të thotë se kushdo me një pajisje Android mund të hyjë në program dhe të provojë përmirësimet dhe veçoritë e ardhshme.

Të ngjashme