Auto&Tech
Telegram bllokon ‘botët’ që kundërshtojnë agresionin rus në Ukrainë
Demokracia
16:26 | 29 Prill 2024

Share:

Botët zyrtarë që kundërshtojnë pushtimin rus të Ukrainës janë bllokuar nga aplikacioni i mesazheve Telegram, ka pohuar agjencia e spiunazhit ushtarak të Ukrainës.

“Platforma Telegram ka bllokuar në mënyrë të paarsyeshme një numër botesh zyrtarë që kundërshtonin agresionin ushtarak të Rusisë në Ukrainë, duke përfshirë edhe botin kryesor të inteligjencës ukrainase”, tha Inteligjenca e Mbrojtjes e Ukrainës (GUR).

“Pavarësisht bllokimit të botit tonë, të dhënat tuaja personale janë të sigurta”, shtoi GUR.

Një bot është një program softuerik që funksionon si bazë e të dhënave, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, Telegram me bazë në Dubai u themelua nga Pavel Durov me origjinë ruse, i cili u largua nga Rusia në vitin 2014 kur refuzoi të përmbushte kërkesat e qeverisë për të mbyllur grupet opozitare në një platformë të rrjeteve sociale.

Që nga fillimi i luftës në shkurt të vitit 2022, si Rusia ashtu edhe Ukraina e kanë përdorur aplikacionin për të ndarë përditësime.

Pothuajse të gjitha mediat kryesore, departamentet qeveritare dhe figurat publike në të dy vendet kanë llogari në Telegram.

Të ngjashme