Lajme
Hamiti, VV-së: Autonomia është më shumë se “Zajednicë”
Demokracia
09:19 | 30 Prill 2024

Share:

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka komentuar bisedën telefonike të kryeministrit Albin Kurti me kancelarin gjerman Scholz, ku shefi i qeverisë kosovare e ka informuar homologun e tij gjerman për zotimin e Kosovës rreth zbatimit të Marrëveshjes Bazike.

Hamiti ka rikujtuar se kjo marrëveshje ofron për serbet autonomi territoriale.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se autonomia është më shumë se “Zajednicë”.

“Në bisedë telefonike me Kancelarin gjerman Scholz, Kryeministri Kurti e paska riafirmuar “zotimin tonë për zbatim të plotë të Marrëveshjes Themelore”. Kjo përfshin edhe autonominë politike-territoriale për serbët, që Albin Kurti e ka pranuar në emër të Kosovës. Ky dhe VV-ja e tij gjoja e kundërshtonin Asociacionin (“Zajednicën”). Si t’u besosh kur Kurti vitin e kaluar ofroi/pranoi (si ta marrësh) “vetëmenaxhim”, autonomi politike-territoriale për serbët e Kosovës, në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Autonomia është më shumë se “Zajednicë””, ka shkruar Hamiti.

Të ngjashme