Lajme
Analistja amerikane: Vuçiq po përgatit një përshkallëzim të ri, e pastaj të pozicionohet si garantues i paqes në sytë e perëndimit
Demokracia
09:20 | 30 Prill 2024

Share:

Njerëzit normal në Serbi nuk duan luftë. Por pavarësisht kësaj, presidenti serb Aleksandar Vuciq nuk heq dorë nga lufta psikologjike e krijimit të nacionalizmit sipas recetës së Slobodan Millosheviqit. Këtë ai e bën që të të qëndrojë në pushtet edhe për shumë vite. Vuçiq po përgatit një përshkallëzim të ri.

Kështu i sheh analistja amerikane Ivana Stradner, përpjekjet e presidentit serb i cili nëpërmjet mediave që i kontrollon ‘hedh’ ndonjë tekst propagandues ku përmendet lufta.

Kështu ka vepruar Serbia së fundmi. Një tekst me titullin ‘Qytetarët e Serbisë duhet të jenë gati që në rast lufte të funksionojnë pa shtetin të paktën pesë ditë’, Stradner thotë se e ka kuptuar skenarin e Aleksandar Vuciqit.

Sipas saj me këto veprime, presidenti i Serbisë po përgatit një përshkallëzim të ri. “Dhe pastaj të pozicionohet si garantues i paqes në sytë e perëndimit dhe si për të shuar zjarrin”, thotë ajo në X.

“…ndërsa UDBA-ja promovon vlerat “tradicionale” dhe ua pastron trurin përmes kishës që shkatërruan dhe instrumentalizuan për strategjitë e tyre korruptive”, ka shtuar ajo.

Të ngjashme