Auto&Tech
Prifti virtual “At Justin” që dëgjon rrëfimet e njerëzve dhe u ofron atyre falje përballet me reagime të shumta në rrjete sociale
Demokracia
19:16 | 28 Prill 2024

Share:

Një prift virtual i quajtur “At Justin” ka nxitur reagime të shumta në internet vetëm disa ditë pas prezantimit të tij.

Prifti me Al është prezantuar nga grupi katolik Catholic Answers, por përdoruesit e kanë cilësuar atë si aplikacion “të mërzitshëm”.

Kjo pasi chatboti kishte ofruar këshilla dhe falje në atë që një përdorues e quajti si “makth etik dhe teologjik”, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

At Justin shpejt i ndërroi rrobat e priftit dhe tani mban veshur një këmishë dhe një xhaketë.

Siç bëjnë të ditur përdoruesit, prifti fliste për fëmijërinë e tij dhe dukej se në një mënyrë po i bindte përdoruesit se ishte prift i vërtetë, me deklarata si: “Unë jam po aq i vërtetë sa besimi që ndajmë”.

Ndryshe, aplikacioni thuhet se kishte për qëllim të informonte njerëzit rreth besimit katolik, sipas Chris Costello, IT në Catholic Answers.

Të ngjashme