ShowBiz
“Më shtyu me forcë dhe u rrëzova përtokë”, dëshmia e plotë e Elia Zaharias pas konfliktit me Princ Lekën
Demokracia
16:22 | 21 Mars 2024

Share:

Top Channel ka zbardhur dosjen me dëshminë e plotë të Elia Zaharias më 5 mars, ditën që u përfshi në një konflikt fizik me Princ Lekën.

Në dosjen e siguruar nga gazetarja Anila Hoxha, Elia Zaharia ka dëshmuar se ajo nuk ka qenë prezente në nisje të sherrit mes babait të saj dhe Princ Lekës, por kur ka shkuar në shtëpi ka ndërhyrë menjëherë për të ndihmuar babanë.

Elia ka treguar se në atë moment, Princ Leka e ka shtyrë me forcë dhe ajo është rrëzuar përtokë, ku është lënduar në kokë. Madje sipas saj, Princ Leka i ka thënë “je aktore, bën kot”.

Princ Leka dhe Elia Zaharia

Dëshmia e plotë:

“Unë kam disa ditë që kam qenë pa qejf dhe për këtë arsye babai im ka ardhur për të më ndihmuar me vajzën time të vogël 3 vjeç dhe për të më ndihmuar edhe mua.

Unë kam qenë në prova, kam ikur ne shtëpi rreth orës 15:30 dhe kam parë biçikletën e babit tim të përmbysur, jam futur brenda në shtëpi në katin e dytë dhe kam dëgjuar debat mes babait dhe Lekës nuk e di se çfarë i thoshin njëri tjetrit, kam parë Lekën i cili po shtynte me forcë babanë tim.

Unë e kam tërhequr Lekën me qëllim që ta largoja nga babai im dhe debati me të dhe duke u tërhequr me njëri-tjetrin kemi zbritur deri poshtë nga shkallët në një moment kur dola jashtë Leka më ka shtyrë me gjithë forcën e tij derisa unë kam humbur ekuilibrin dhe jam rrëzuar përtokë duke u vrarë dhe në kokë, Leka filloj duke më thënë ‘je aktore po bën kot’.

Ndërkohë që kërkoi ndihmë ambulancën ose policinë shtetasi Syl Mulosmani me ka thënë që ambulanca dhe policia të lajmërohen nga babai jot Gjergji, ndërkohë që babai ishte akoma tek dhoma, Leka dhe Syla duke mos më dhënë asnjë ndihmë dhe më lanë në tokë, unë e kam mbledhur veten pasi kam ndenjur disa minuta përtokë, jam çuar vet duke mos më ndihmuar asnjë njeri edhe Leka ka vazhduar dhe më ka shtyrë dhe me pas ai është larguar”.

Të ngjashme