Lajme
Parlamentarët evropianë u kërkojnë kompanive të mëdha të mos reklamojnë në mediat pro-ruse në Ballkan
Demokracia
17:45 | 28 Prill 2024

Share:

Një grup europarlamentarësh u kanë kërkuar kompanive të mëdha si “Cola Cola” e “L’Oreal” të ndalojnë së reklamuari në mediat pro-ruse në Ballkan, kryesisht prezente në Serbi, raportoi “Politico”, transmetoi “N1”.

Në një letër të dërguar nga eurodeputeti bullgar Andrey Kovatçev, bashkë-nënshkruar nga 15 eurodeputetë të tjerë nga qendra e djathtë, liberalët, socialistët dhe të Gjelbrit, ata u kërkojnë 15 brendeve të mëdha të “rishikojnë me rigorozitet politikat [e tyre] reklamuese për të siguruar që shpenzimet tuaja të mos, qoftë edhe pa dashje, financojnë media të njohura për shpërndarjen e dezinformatave të dëmshme.”

Politico përmend dy media nga Serbia – TV Pink dhe TV Happy, dhe raportimin e tyre se Rusia ishte “nën agresion për një kohë të gjatë” vetë dhe “ishte e detyruar” të kryente një “operacion special ushtarak” në Ukrainë, eufemizmi i shpikur nga Moska për t’iu referuar pushtimit të saj në shkallë të plotë të vendit.

Të ngjashme