Lajme
Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Malin e Zi: Kosova vatër serbe që nuk do ta lëmë
Demokracia
16:16 | 28 Prill 2024

Share:

Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije e ka përmendur Kosovën sot në liturgjinë e manastirit të Zllaticës në Podgoricë.

Mediat serbe raportojnë se ai ka thënë se Kosova është “vatër e vjetër serbe që nuk do ta lëmë”, përcjell Gazeta Express.

Në liturgji raportohet se morën pjesë edhe disa fëmijë serbë nga Kosova.

“Fëmijët nga Kosova e kryqëzuar, por e shenjtë janë me ne dhe gjithmonë na sjellin gëzim. Kosova është vatra jonë e vjetër serbe, të cilën nuk e harrojmë dhe nuk do ta harrojmë dhe nuk do ta lëmë”, citohet të ketë thënë Joanikije.

Të ngjashme