Lajme
Drafti i Asociacionit si ‘kusht’ për KiE: Qeveria hesht vet, e qet Kusari-Lilën të çorientojë
Demokracia
16:18 | 28 Prill 2024

Share:

Heshtja jo domosdshmërisht përbën pranim, por ama as mohim jo.

Sa i përket komunikimit me publikun nga Qeveria e Kosovës askush s’e ka dhënë nga ta deri më sot se u është kërkuar miratimi me dekret qeveritar draft-Statutin e Asociacionit dhe dërgimin për rishikim kushtetues deri para votës finale të mes-majit në Këshillin e Ministrave të Këshillit të Evropës.

Në pyetjet e dërguara nga mediat se a është shndërruar kjo si kusht para votimit final, nga qeveria kosovare s’i janë përgjigjur askujt; përveç atë që Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka thënë krejt në ajr se “nuk është në rregull” që Asociacioni t’i paravendoset anëtarësimit të Kosovës në KiE.

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje – nuk dihet në çfarë kapaciteti, mbase në opionin personal të saj – tha se “draft-Statuti nuk është kusht” për anëtarësim në KiE, në një deklarim të sotëm për “Ekonomia Online”.

Nuk është e përcaktuar që kjo (miratimi i draft-Statutit të Asociacionit / dërgimi për rishikim kushtetues) do të ndodh para mbledhjes (së Këshillit të Ministrave të KiE-së)”, tha Kusari-Lila.

Megjithatë, pas thirrjes së Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, kërkesës së Ndihmës Sekrertarit amerikan të Shtetit, Jim O’Brien dhe kërkesës së hapur të ambasadorit gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, tashmë dilemat janë zhbërë se draft-Statuti është veçse kusht.

Nga ana tjetër – pala serbe, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Serbisë, Ivica Daaçiq, e thonë pa mëdyshje se Kurtit i është vendosur dërgimi në kushtetuese i draft-Statutit para votimit të majit; madje duke pretenduar kryeministri kosovar do ta dërgojë më 10 shkurt.

Daçiq hiç më larg sot njoftoi se më 17 maj mbahet mbledhja e Këshillit të Ministrave ku në agjendë pritet të jetë edhe anëtarësimi i Kosovës; teksa tha se gjërat siç janë, Franca dhe Italia “kanë rezerva” ndërsa “Hungaria është krejt kundër”.

Kësaj ia shtoi atë që Kurtit – sipas tij – veçse i kërkohet dërgimi për rishikim kushtetues i draft-Statutit të Asociacionit para 17 majit.

Ata po e shtyjnë Albin Kurtin që të dërgojë Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës dhe derisa francezët thonë se duhet përgjigja e gjykatës, disa thonë se mjafton vetëm dërgimi i draft-Statuti”, tha Daçiq në Tv Prva, teksa shtoi se kundërshtimit të Kosovës në KiE, Beogradi i ka kushtuar “vëmendje politike maksimale”.

Në Këshillin e Evropës janë 46 shtete anëtare, 34 prej të cilëve janë njohëse të pavarësisë së Kosovës, ndërkaq për pranim të Kosovës në KiE kërkohen 2/3 e votave anëtare, përkatësisht 32 vota.

I vetmi i shprehur haptaz kundër kushtëzimit me Asociacion, Glauk Konjufca

Konjufca – anash kundërthënieve spektakolare kur i ishte i pari që e kishte pagëzuar draft-Statutin e Asocacionit si “plotësisht në përputhje me Kushtetutën” dhe një muaj më pas e kishte cilësuar si “të rrezikshëm”, “të pazbatueshëm”, “të papranueshëm” dhe “skandaloz” referuar Rezolutës 12/44 dhe Arbitrazhit – ishte i pari që doli publikisht e kundërshtoi këtë ngjizje që po theksohet ditë e më shumë: Miratim të Draft-Statutit të Asociacionit për votë pozitive finale në Këshill të Evropës.

Mu në ditën e votës së Asamblesë Parëamentare për të proceduar tutje raportin rekomandues të Dora Bakoyanis, Konjufca qe shprehur se kusahtëzimi i mundshëm i Kosovës në KiE me Asociacioni “nuk mirëpritet” dhe se kjo “është dëmtim i qëllimshëm i Republikës së Kosovës”.

Kryekuvendari besonte, ose paraqitej të besonte, se vetëm çështja e 24 hektarëve të Manastirit të Deçanit ka qenë kusht nga Bakoyanis – ndryshe nga çka në fakt thuhet në raport – dhe shton se “nëse shtetet tjera duan të vendosin kushte shtesë, mendoj se është e papranueshme, dëmtim i qëllimshëm i Republikës së Kosovës dhe interesit të saj dhe s’është e mirëpritur”.

Aktualisht po them që Kosova do t’i qëndrojë vetëm asaj që e shohim si shkronjë në raportin e zonjës Bakyoannis. Ai s’thotë asgjë për Asociacionin para anëtarësimit, por pas anëtarësimit. KiE ka thënë se do ta formojë një komision monitorues për Kosovën sa u përket hapave të mëtutjeshëm në implementimin e atyre që quhen marrëveshje ekzistuese me Serbinë, ndër të cilat mund të jetë Asociacioni”, ka thënë Konjufca.

Ajo mund ta kishte shkruar se pa asociacion s’mund të pranohemi. Atëherë pse dikush duhet të na ngarkojë me diçka më shumë se që na ka ngarkuar ajo dhe KiE. Kjo do të ishte për interesa të zotit Lajçak, dhe proceseve që ai s’ka mundur t’i përmbyllë e përfundojë e me na qitë në qafë edhe disa kritere shtesë që janë të pandershme”, ka thënë ai.

Konjufca madje ka qenë prej tyre që më parë ka preferuar shkuarjen në zgjedhje të parakohshme se sa t’i dëmtohet legjitimiteti Lëvizjes Vetëvendosje nga procesi i dialogut.

Të ngjashme