Lajme
Me shkopinj bejsbolli e shufra metalike, sulmohen dy vetura në Zveçan
Demokracia
10:24 | 07 Qershor 2023

Share:

Policia e Kosovës ka raportuar se janë sulmuar dy vetura në Zveçan gjatë 24 orëve të fundit.

Të hënën, rreth orës 10:00, një person ka raportuar se dy grupe personash të panjohur, disa prej tyre me maska, i kanë sulmuar me mjete të forta veturën dhe ia kanë dëmtuar atë.

“Zveçan 06.06.2023 – 10:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte duke lëvizur me veturën e tij, dy grupe personash të panjohur, prej tyre disa me maska, e kanë sulmuar me mjete të forta duke i dëmtuar veturën. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e Policisë.

Ndërkohë një sulm është raportuar edhe rreth orës 23:30. Dy persona kanë raportuar se vetura u është sulmuar me shkopinj bejsbolli, me shufra metalike e me gurë.

“Zveçan 06.06.2023 – 23:30. Dy viktimat meshkuj kosovarë përderisa kanë qenë në veturën e tyre me targa vendore, nga të dyshuar deri më tani të pa njohur janë sulmuar me shkopin bejspolli, shufra metalike, kubëza dhe gurë. Si pasojë e sulmit janë shkaktuar dëme materiale në veturë, nuk raportohet për të lënduar. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Të ngjashme