Sport
Mbreti i Arabisë Saudite ka shpallur festë publike të mërkurën pas fitores kundër Argjentinës në Kupën e Botës
Demokracia
16:52 | 22 Nëntor 2022

Share:

Fitorja madhështore e Arabisë Saudite në Kupën e Botës “Katar 2022” kundër favoriti Argjentinës është rikthyer në festë shtetërore për shtetin arab.

Arabia Saudite shkaktoi befasinë e Botërorit deri më tani duke triumfuar 1:2 në takimin e parë të Grupit C.

Mediat e mëdha ndërkombëtare raportojnë se Mbreti Salman i Arabisë Saudite ka shpallur një festë publike për të mërkurën pas fitores së tyre kundër Argjentinës, njofton SportBible, transmeton Demokracia.com.


Shtatë herë fituesi i Topit të Artë, Lionel Messi i cili po merr pjesë në Kupën e tij të pestë të Botës këtë vit, zhbllokoi rezultatin nga 12 minutave për Argjentinën nga penalltia, goli i të cilit nuk mjaftoi në fund.

Saleh Alshehri barazoi në minutën e 48-të, përpara se Salem Aldawsarit shënoi golin e përmbysjes nga një kënd i vështirë.

Reprezentacioni i Arabisë Saudite njëherit ia shkaktoi disfatën e parë Argjentinës pas 43 ndeshjeve./Demokracia.com/

Të ngjashme