Sport
Mbahet turneu bamirës “Shpresa për Jetimët” në Gjermani, prezent ishte edhe kreu i FFK-së, Agim Ademi
Demokracia
22:00 | 03 Korrik 2022

Share:

Sot është mbajtur turneu bamirës “Shpresa për Jetimët” në Ingolstadt të Gjermanisë.

Turneun në fund e fitoi skuadra e FC Hoti me futbollistë nga Kosova. Në finale, FC Hoti shënoi fitore ndaj Lackirenzentrum, me rezultat 3:0., shkruan Demokracia.com.

I pranishëm për ta ndjekur nga afër këtë turne bamirës ishte edhe presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Të gjitha të ardhurat e grumbulluara nga ky turne do t’i dedikohen shoqatës bamirëse “Jetimat e Ballkanit”./Demokracia.com/

Të ngjashme