Lajme
Matoshi: Grevistët janë pezullua nga puna vetëm në regjimin fashist të Millosheviqit
Demokracia
14:29 | 25 Gusht 2022

Share:

Njohësi i çështjeve politike, Halil Matoshi, ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës.

Matoshi ka ‘goditur’ rëndë qeverinë e Kosovës pas kërcënimeve ndaj grevistëve duke thënë se grevistet janë pezulluar nga puna vetën në regjimin fashist të kriminelit Millosheviq.

Matoshi ka shpjeguar ligjin për greva dhe ka kërkuar nga Qeveria që të këshillohet me juristë.

Reagimi i plotë i Matoshit, pa ndërhyrje:

Grevistët janë pezullu nga puna vetëm në regjimin fashist të Milošević-it!
1.
Neni 1. i ligjit kosovar për grevat e bân të ligjshme grevën dhe e garanton të drejtën kushtetuese për organizim sindikal:
“Ky ligj ka për qëllim garantimin e lirive dhe të drejtave, lidhur me organizimin dhe pjesëmarrjen e të
punësuarve në Kosovë në grevë sipas standardeve ndërkombëtare.”
2.
Ligji i grevave i quan ato të ligjshme dhe në Nenin 18. Pika 1 i liron subjektët e grevave nga detyrimet e punës, për aq sa zgjatë greva, e nuk e liron Hekuran Muratin – këtë stalinist të vocer – që të veprojë tue i pezullu punëtorët nga puna dhe tue u nalë pagat atyre: Sepse ligji e a provon grevën si aktivitet të ligjshëm!
3.
Edhe ni idiot tjetër analfabet që âsht ngritë në postin e Sekretarit të kësaj Ministrie Enis Spahiu, dëshmon së âsht vetëm ni analfabet funksional dhe asgjâ ma shumë!?
4.
Lexoni ju analfabeta politik e Nëse nuk dini kërkoni nji interpretim nga ndoni jurist normal, nëseka të tillë në Qeverinë tuej:
Pika 2 e Nenit 18 i sanksionon kundërveprimet e shteti si të paligjshme.
“Ndërprerja ose largimi nga marrëdhënia e punës për shkak të pjesëmarrjes në një grevë të ligjshme, është i kundërligjshëm. “

Të ngjashme