Sport
Malisheva transferon Laurent Xhylanin
Demokracia
17:25 | 03 Korrik 2023

Share:

FC Malisheva ka njoftuar se ka kompletuar transferimin e Laurent Xhylanit. Klubi malishevas nuk zbuloi detaje, por bëri të ditur se futbollisti ka nënshkruar kontratë afatgjate. Xhylani te Malisheva u transferua nga Drenasi. Njoftimi i plotë nga FC Malisheva (pa ndërhyrje): “Kompletojmë marrëveshjen për transferimin e 𝗧𝗢𝗣 𝗧𝗔𝗟𝗘𝗡𝗧𝗜𝗧 𝗟𝗔𝗨𝗥𝗘𝗡𝗧 𝗫𝗛𝗬𝗟𝗔𝗡𝗜 FC Malisheva konfirmon arritjen e marrëveshjes për transferimin e Top Talentit  Laurent Xhylani nga KF Drenasi. Klubi njofton se ka nënshkruar kontratë afatgjate me njërin nga talentët më premtues në Futbollin Kosovar. Laurenti edhe pse një talent i ri, është transferimi i së tashmes e po ashtu edhe i së ardhmes së klubit. Mirë se vjen në FC Malisheva Laurent!”.

Të ngjashme