Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i qeverisë
Demokracia
21:37 | 06 Maj 2024

Share:

Analisti Visar Ymeri ka thënë se pajtohet se është kusht asociacioni.

“Kurti e bënë fushatën e vet në kuptimin me e heq si kusht, nuk janë krejt shtetet e QUINT-it dakord, domethënë njëfarë përbashkimi i qëndrimeve të vendeve të QUINT-it ka arritur për mos me e prish unitetin sepse dikush prej shteteve ka qenë më e ashpër për këtë,” tha Ymeri.

Sipas tij kjo është mungesë e kredibilitetit të Kurtit.

“Unë mendoj që mungesa e kredibilitetit të Kurtit, jo që vec ka thënë jo në momente të rëndësishme dhe tash bëheësh i pabesueshëm, kur bota dhe shqoëria funksionin në bazë të  fjalës së dhënë, kur kam besim se ti e mban fjalën dhe ti e shkel tre herë atë unë herën e katërt nuk mund të të besoj,” tha Ymeri.

Sjellja dhe fjalët e dhëna dhe të pambajtura sipas Ymerit të ndëshkojnë.

“E dyta është që mospranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është dështim i Qeverisë,” ka thënë Ymeri në “Debat Plus”.

Ymeri e përmendi edhe mospranimin në UNESCO siç ka qenë “dështim i ministrit të jashtëm atëherë Hashim, Thaqit, mospranimi në UNESCO, dhe ne i thamë që përgjegjësia është e jotja.”

“E tash po e humbim garën me shtetet njohëse, sepse nuk po na votojnë, kjo është përgjegjësi e qeverisë, qeveria duhet dalë të tregojë se cfarë është folur përgjatë muajve kur është diskutuar kjo punë,” shtoi ai.

Të ngjashme