Lajme
SHBA-të kundër pushtimit të Rafahut, pro armëpushimit dhe të shqetësuara për mbylljen e Al Jazeera në Izrael
Demokracia
22:02 | 06 Maj 2024

Share:

Zëdhënësi për Shtyp i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew Miller, gjatë një konference për shtyp ka folur për një sërë temash, duke nënvizuar të qenit tërësisht kundër pushtimit të Rafahut, duke thënë se po shihet përgjigja e Hamasit pro armëpushimit dhe se ka shqetësime në radhët e amerikanëve, për mbylljen e medias së Katarit, Al Jazeera, në Izrael.

Ndër rreshta, Miller iu përgjigj disa pyetjeve nga gazetarët.

Ai në fillim tha se armëpushimi është pa diskutim i arritshëm dhe se SHBA-të po diskutojnë përgjigjen e Hamasit.

Po ashtu, tha se një inkursion në Rafah do ta bënte më pas shumë të vështirë dërgimin e ndihmave humanitare për palestinezët.

Po ashtu, përmendi se operacioni izraelit në Rafah është një opsion që Amerika nuk mundet ta mbështesë.

Sa i takon mbylljes së Al Jazeera në Izrael, tregoi se në Washington janë “goxha të shqetësuar” me këtë zhvillim.

Nuk spekuloi ndërkaq nëse do të ketë ndonjë masë ndaj Izraelit për veprimet që po ndërmerr.

Synimin amerikan, e sheh tek objektivi i arritjes së armëpushimit dhe lehtësimi i vuajtjes së palestinezëve.

Ndërsa nuk ishte i bindur nëse kalimi Kerem Shalom ishte hapur apo jo, pasi u dha lajmi se Izraeli e kishte aprovuar hapjen e tij.

Të ngjashme