Lajme
Qoku i Kurtit nuk flet kundër kandidates së VMRO-së që kërkoi “Gjykatë Speciale” për luftën e 2001 në Maqedoni, por akuzon Ali Ahmetin
Demokracia
21:41 | 06 Maj 2024

Share:

Në tubimin përmbyllës të fushatës elektorale të koalicionit “VLEN” që po mbahet në sheshin “Iliria” në Tetovë, Bekim Qoku, përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje, Maqedoni të Veriut, njëherit këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se “VLEN-i e ka mbështetjen e këtij të fundit dhe kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, derisa ka adresuar akuza të rënda ndaj liderëve të koalicionit të “Frontit Evropian”.

“Dëshiroj t’iu përcjellë të fala nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. Lëvizja Vetëvendosje nuk e mbështet vetëm VLEN-in, Lëvizja Vetëvendosje është VLEN-i. Ata kanë Vuçiçin, ne kemi Albinin. Ata do të humbin, ne do të fitojmë”, tha Qoku.

Ndërkaq ish-kandidati për president të Maqedonisë së Veriut, dhe njëri nga liderët e koalicionit “VLEN”, Arben Taravari, ka thënë se kishte ofertë nga lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, për t’iu bashkuar “Frontit Evropian”, por theksoi para simpatizantëve se “unë zgjodha të jem me ju”.

“Pata ofertë nga Ali Ahmeti, ofertë të cilën disa bashkëpartiakë të mi nuk munden ta refuzojnë. Por unë zgjodha të jem me ju dhe jam krenar që e kam bërë këtë zgjedhje dhe gëzuar fitorja. Kjo fushatë ishte e paharrueshme”, tha Taravari.

Të ngjashme