Sport
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin
Demokracia
21:19 | 06 Maj 2024

Share:

Real Madridi nuk po largohet nga rruga që i ka dhënë rezultate kaq të mira vitet e fundit në afatin kalimtar. Klubi spanjoll nuk  dëshiron të ndalet kurrë së kërkuari profile të reja me një çmim të mirë që mund t’i transferojë para se të bëhen lojtarë të mëdhenj.

Kështu janë transferuar Vinicius, Rodrygo dhe Camavinga, ndërsa rasti i fundit është Endrick. Ai nga Palmeiras do të mbërrijë në ‘Santiago Bernabéu’ në korrik, por deri atëherë madrilenët mund të kenë mbyllur transferimin e një tjetër adoleshenti të talentuar: Franco Mastantuono nga River Plate.

Argjentinasi  është shumë i pëlqyer nga bordi i klubit dhe siç ka raportuar tashmë Relevo, tashmë ka pasur kontakte mes dy klubeve.

Përgjigja që ka gjetur klubi është shumë pozitive. Mastantuono dëshiron të luajë për Real Madridin dhe këtë e ka konfirmuar privatisht tek drejtuesit e River Plates.

Për këtë arsye ai ka kërkuar që çdo ofertë që vjen nga Real Madridi të ketë prioritet, duke lënë në plan të dytë ato të klubeve tjera të mëdha evropiane.

Mastantuono së fundmi kishte nënshkruar kontratë të re me River Platen në muajin mars dhe klauzola e tij tashmë ka kapur shifrën e 45 milionëve, por Real Madridi shpreson që mund ta ul këtë shumë falë marrëdhënieve të mira me klubin argjentinas.

Ideja e drejtuesve madrilen është që të përsërisin formulën me të cilën transferuan Endrick. Të paguajnë një pjesë të shumës ndërsa pjesën e mbetur ta paguajnë në formë bonusesh, përveç dhënies së lejes që Mastantuono të qëndrojë tek Riveri derisa të mbushte 18 vjeç (gusht 2025).

Të ngjashme