Sport
Lojtarët e Kosovës sot kanë kryer testet për COVID-19, para ndeshjes miqësore me Gambinë
Demokracia
13:37 | 09 Qershor 2021

Share:

Kombëtarja e Kosovës në futboll vazhdon të mbetet në qytetin bregadetar të Turqisë, në Antalia.

“Dardanët” kanë para vetes edhe një ndeshje të fundit miqësore për muajin qershor, raporton Demokracia.com.

Gambia, kombëtarja tjetër afrikane do të sfidojë ekipin kombëtar të Kosovës që përbëhet kryesisht nga lojtarë të rinj.

Lojtarët e Kosovës sot kanë kryer edhe testet për COVID-19, dy ditë para ditës kur zhvillojnë takimin kontrollues me Gambinë.

Kombëtarja e Kosovës dhe ajo e Gambisë luajnë të premten me fillim nga ora 19:00, sipas orës lokale në Kosovë.

Demokracia.com vazhdon të mbetet pranë ekipit të Kosovës ku po përcjell nga afër çdo detajë.

Kosova të martën është mposhtur 1-2 nga Guinea, ndërkohë dy ndeshjet e para miqësore i ka fituar ndaj San Marinos 4-1 dhe Maltës 1-2. /Demokracia.com

Të ngjashme