Sport
Llapi triumfon bindshëm në miqësore kundër ekipit austriak në Antalia
Demokracia
16:33 | 25 Janar 2023

Share:

Llapi ka shënuar fitore në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Antalia të Turqisë kundër ekipit austriak, Flyeralarm Admira.

Ekipi i Tahir Batatinës fitoi bindshëm 3:0 ndaj austriakëve, shkruan Demokracia.com.

Gerhard Progni zhbllokoi shifrat pas 23 minutave lojë, falë edhe asistimit nga Kushtrim Shabani.

Francisco Rivera dyfishoi rezultatin në minutën e 33-të. Goditjen e fundit austriakëve ua dha Nderim Hasani në minutën e 87-të.

Llapi ndodhet në qytetin bregdetar turk tash e disa ditë për të kryer fazën përgatitore./Demokracia.com/

Të ngjashme