Sport
Liverpooli i rikthehet fitores në Premierligë, fiton bindshëm në udhëtim te Leedsi
Demokracia
19:28 | 12 Shtator 2021

Share:

Liverpooli ka shënuar fitore të re në elitën e futbollit anglez në xhiron e katërt.

“Të Kuqtë” triumfuan me rezultat bindës 0-3 në udhëtim te Leeds Unitedi që nuk po kalon formë të mirë në këtë fillim të edicionit, shkruan Demokracia.com.

I pari që hapi serinë e golave ishte ylli egjiptian Salah që kaloi në epërsi Liverpoolin dhe njëkohësisht regjistroi golin e tij të 100-të në Premierligë.

Për 0-2 u përkujdes mesfushori brazilian, Fabinho vetëm pesë minuta pasi nisi pjesa e dytë.

Epilogun përfundimtar të takimit e vulosi Mane që realizoi në minutën e dytë shtesë.

Në këtë përballje, gjegjësisht në minutën e 60-të, sulmuesi i ri 18-vjeçar i Liverpoolit pësoi një lëndim të tmerrshëm me ç’rast e theu këmbën.

Liverpooli me këtë fitore shkon në kuotën e 10 pikëve në vendin e tretë, ndërsa Leeds ka vetëm dy pikë në vendin e 17-të. /Demokracia.com

Të ngjashme