Sport
Lewandowski rikthehet edhe një herë në Munich, tifozët e Bayern ia rrethojnë veturën dhe e provokojnë
Demokracia
17:48 | 02 Gusht 2022

Share:

Robert Lewandowski është rikthyer edhe një herë në Munich. Jo për të përshëndetur klubin apo ish-shokët e skuadrës, por për të marrë gjërat personale.

I parë duke u larguar nga Bavaria të martën në mëngjes, sulmuesi polak ishte brenda një Audi të kuq, ndërsa u a bëri me dorë tifozëve teksa po largohej, këto të fundit u përgjigjën me “Hala Madrid”, duke e ngacmuar këtë të fundit, që zgjodhi t’i bashkohej Barcelonës, pas një lufte të vërtetë me drejtuesit gjatë verës.

Sulmuesi qëndroi për 8 sezone te Bayern, ku luajti 375 ndeshje dhe shënoi 344 gola, megjithatë la zhgënjim te tifozët bavarezë, për mënyrën se si u largua gjatë kësaj vere./Demokracia.com/

Të ngjashme