Lajme
Vazhdon dëshminë në Speciale dëshmitari i 62-të
Demokracia
08:41 | 07 Maj 2024

Share:

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), të martën do të vazhdojë dëshminë dëshmitari i 62-të.

Akoma s’është bërë e ditur nëse seanca do të jetë e hapur apo do të jetë në sesion të mbyllur.

I njëjti dëshmitar ishte planifikuar që të dëshmojë të hënën, por që nga trupi gjykues ishte kërkuar që të pezullohet pjesa tjetër e seancës.

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së nisi më 3 prill 2023, pas më shumë se dy vjet nga konfirmimi i aktakuzës.

Por, ish-krerët e UÇK-së e kanë mohuar çdo pretendim të Prokurorisë.

Të ngjashme