Lajme
Katër burra e një grua bëhen për spital në Gjakovë pasi u sulmuan me mjete të forta: Të dyshuarit në arrati
Demokracia
09:15 | 07 Maj 2024

Share:

Katër burra dhe një grua kanë kërkuar trajtim mjekësor në spital pasi janë sulmuar me mjete të forta.

Të dyshuarit janë në arrati.

Njoftimi:

Gjakovë 06.05.2024-13:50. Pesë viktima, katër meshkuj dhe një femër, kanë pranuar trajtim mjekësor pasi që dyshohet se pas një mosmarrëveshje verbale, janë sulmuar fizikisht me mjete të forta nga persona të panjohur të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe gjenden në arrati (nuk dihet identiteti i tyre). Njëri prej viktimave është dërguar në QKUK, njëri në spitalin e Gjakovës, ndërsa tre të tjerët pas trajtimit mjekësor janë liruar. rasti vazhdon të hetohet.

Të ngjashme