Lajme
“Vota për kandidaten e VMRO-DPMNE-së është votë antishqiptare” | Konjufca distancohet nga VLEN, Kurti vazhdon mbështetjen për opozitën
Demokracia
08:45 | 07 Maj 2024

Share:

“Çdo votë për kandidaten e VMRO-së për presidente është votë antishqiptare”.

Kjo është deklarata e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcës, më 6 maj 2024, vetëm pak orë pasi lideri nacionalist i VMRO-së, Hristjan Mickoski, u takua në shtabin qendror të koalicionit “VLEN” – i mbështetur nga kryeministri Albin Kurti dhe partia e tij – me Arben Taravarin, ku u aludua se kreu i opozitës maqedonase shkoi për të kërkuar mbështetje për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale apo për të siguruar një marrëveshje paraprake për qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut.

Për kryeaparlamentarin e Kosovës, kandidatja për presidente e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska –Davkova, ka paraqitur koncepte “shumë antishqiptare” dhe për rrjedhojë shqiptarët nuk duhet ta mbështesin në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale që do të zhvillohet më 8 maj 2024.

“Sa i kam parë unë personalisht konceptet ato konceptet politike që i ka zhvilluar edhe Gordana Siljanovska-Davkova, ato janë koncepte shumë antishqiptare, ka një dyshim për popullatën shqiptare atje”, ka thënë Konjufca për “TetovaSot”.

“Unë jam shumë kundër këtyre koncepteve. Unë do të isha kundër çfarëdo le të themi mbështetje të çfarëdo shqiptari për koncepte të tilla, për arsye se unë i kam dëgjuar ato me vëmendje. Është një koncept antishqiptar që e ka shpjeguar vetë kjo kandidate”, ka shtuar Konjufca.

Nuk ka dyshim se deklarata e Konjufcës është e drejtpërdrejtë dhe një distantim i qartë i tij nga sjelljet e opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut, VLEN-it, që mbështetet nga Kurti dhe Vetëvendosje, por që është mbështetur edhe nga vetë Konjufca.

Partia opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE, e dyshuar për lidhje me Kremlinin, ka përfaqësuar një linjë të ashpër, sidomos viteve të fundit dhe ka shprehur hapur preferencën për bashkëqeverisje me koalicionin e opozitës shqiptare, VLEN, edhe nëse nuk do të dalë si koalicioni me më së shumti vota në kampin shqiptar.

VMRO-DPMNE ka shprehur publikisht qëllimin e saj, sipas të cilit është që ta çojë në opozitë Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI) që drejtohet nga Ali Ahmeti, ish-drejtuesi i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Kandidatja e VMRO-DPMNE-së për president të Maqedonisë së Veriut, Gordana Silnjaovska Davkova, zhvilloi një fushatë me retorikë nacionaliste, madje duke propozuar edhe formimin e një tribunali për luftën e UÇK-së së vitit 2001.

PAS DISTANICMIT TË KONJUFCËS, KURTI NË HESHTJE VAZHDON MBËSHTETJEN PËR VLEN

Distancimi i Konjufcës nga strategjia politike e koalicionit VLEN, që për të hyrë në Qeveri me VMRO-DPMNE janë të gatshëm të mbështesin kandidatën për presidente, Siljanovksa, mund të lexohet edhe si një mesazh për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, kur raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale dhe atyre parlamentare është vetëm një ditë larg.

Pavarësisht alarmit të Konjufcës se “Çdo votë për kandidaten e VMRO-së për presidente është votë antishqiptare”, kryeministri Kurti ka vazhuar me heshtjen e tij.

Kurti ka pritur në disa raste në zyrën e tij drejtuesit e koalicionit VLEN, që përbëhet nga partitë “Lëvizja Vetëvendosje” e përfaqësuar nga Këshilltari i Kurtit për Maqedoninë e Veriut, Bekim Qoku, “Lëvizja Besa” e Bilall Kasamit, “Lëvizja Demokratike” e Izet Mexhitit dhe “Alternativa” e Afrim Gashit. /Demokracia.com/

https://demokracia.com/vec-eshte-paralajmeruar-vlen-do-te-jete-ne-qeveri-edhe-nese-humbin-zgjedhjet-opozita-e-mbeshtetur-nga-kurti-behet-gati-tia-vjedhe-bdi-se-vendin-ne-qeveri-video/

https://demokracia.com/jo-mor-e-vendos-populli-ali-ahmeti-me-pergjigje-epike-per-vmro-dpmne-dhe-opoziten-e-kurtit-qe-planifikon-tia-vjedh-bdi-se-vendin-ne-qeveri/

https://demokracia.com/kurti-pjese-e-defaktorizimit-te-shqiptareve-ne-rmv-edhe-zyrtarisht-vmro-dpmne-kerkon-koalicion-me-opoziten-humbese-qe-mbeshtetet-nga-kurti/

Të ngjashme