Sport
Lëndim i frikshëm në ndeshjen e Bundesligës, futbollistit i kthehet këmbë për 180 shkallë
Demokracia
18:02 | 04 Prill 2022

Share:

Futbollisti i Greuther Furth, Marco Meyerhefer ka pësuar një dëmtim të rëndë në kyçin e këmbës gjatë ndeshjes kundër Eitracht në Frankfurt.

Po zhvillohej minuta e 87-të kur mbrojtësi i Furthit ishte në duel me Jens Peter Hauge dhe menjëherë pas kësaj të gjithë, u kapën nga koka dhe i kërkuan shërbimit mjekësor të futej në fushë, përcjell Demokracia.com.

Meyerhefer ra në mënyrë që kyçi i tij u kthye 180 gradë dhe ai u transportua direkt nga fusha në spital, ku iu nënshtrua një operacioni të shtunën mbrëma.

Hauge, i cili ishte në duel me të, ka qarë në fushë, pohojnë mediat gjermane, ndërsa përfundoi sezonin për Meyerhefer./Demokracia.com/

Të ngjashme