Sport
Lazio “sundon” kryeqytetin italian, fiton derbin kundër Romës
Demokracia
20:01 | 06 Nëntor 2022

Share:

Lazio e ka fituar derbin e zjarrtë të kryeqytetit të Italisë kundër Romës me rezultat 0:1, në takimin e vlefshëm për javën e 13-të në Serie A.

Felipe Anderson ka qenë autori i golit të vetëm dhe të fitores për Lazion në stadiumin “Olimpico” në Romë, shkruan Demokracia.com.

Anderson realizoi në portën e “Giallorossi” në minutën 29-të falë edhe asistimit nga Pedro.

Me këtë fitore, Lazio ngritet në pozitën e tretë me 27 pikë, duke e lënë pas Romën me 25 pikë në vendin e pestë./Demokracia.com/

Të ngjashme