ShowBiz
Larry King, prezentuesi veteran amerikan vdes në moshën 87
Demokracia
15:37 | 23 Janar 2021

Share:

Larry King, prezentuesi amerikan që arriti famë në të gjithë botën për intervistimin e liderëve politikë dhe të famshmëve, ka vdekur në moshën 87 vjeç, raportojnë mediat ndërkombëtare, transmeton Demokracia.

King zhvilloi rreth 50,000 intervista në karrierën e tij gjashtë dekadëshe, të cilat përfshinin 25 vjet si drejtues i emisionit të njohur të bisedave të CNN Larry King Live.

Ai vdiq në Cedars-Sinai Medical Center në Los Angeles, sipas Ora Media, një kompani prodhimi që ai themeloi.

Në fillim të këtij muaji, ai u trajtua në spital për Covid-19, thonë mediat amerikane.

Drejtuesi i emisionit bisedues ishte përballur me disa probleme shëndetësore vitet e fundit, përfshirë sulmin në zemër.

“Për 63 vjet dhe nëpër platformat e radios, televizionit dhe medias dixhitale, shumë mijëra intervista, çmime dhe vlerësime globale të Larry qëndrojnë si një dëshmi e talentit të tij unik dhe të qëndrueshëm si një transmetues”, tha Ora Media në një deklaratë.

“Për 63 vite me radhë dhe nëpër platforma të ndryshme të radiove, televisionit dhe mediave digjitale, Larry ka qëndruar pas intervistave të shumta, çmimeve dhe mirënjohjeve, që janë testament i talentit të tij unik si prezentues”.

 

Të ngjashme