ShowBiz
Lana Del Rey tregon momentin kur donte të hiqte dorë nga këndimi
Demokracia
12:01 | 23 Shkurt 2021

Share:

Lana Del Rey ka thënë se ajo “nuk donte të këndonte më” pas vdekjes së  Amy Winehouse në 2011.

Në një intervistë me MOJO, këngëtarja tha se mendoi të linte muzikë pasi kritika e parë për muzikën e saj doli në të njëjtën ditë me vdekjen e Winehouse, transmeton Demokracia.com

“Kam pasur 10 sekonda ndjenjën më të ngazëllyer,” shpjegoi Del Rey, “dhe pastaj e pash lajmin kudo, në të gjitha televizionet, se Amy kishte vdekur dhe unë nuk mund t’a besoja ”.

“Unë personalisht ndihesha sikur as nuk doja të këndoja më”.

Del Rey ka folur më parë për ndikimin e Winehouse tek ajo, duke thënë: “Unë besoj në Amy Winehouse. E di që ajo nuk është më me ne por besoj se ishte ajo që ishte dhe në atë mënyrë dhe mendoj që e kuptoj mirë ”.

Në vitin 2017, Del Rey nxiti konfuzion mes tifozëve kur postoi një foto të saj dhe Winehouse së bashku në një makinë në Instagram.

Del Rey nuk u bë e famshme deri pas vdekjes së Winehouse, prandaj ishte e qartë që fotoja ishte redaktuar; përdoruesi @tselekoglu mori shpejt merita për imazhin e bërë me Photoshop./Demokracia.com

Të ngjashme
ShowBiz • 27 Prill 2024