Lajme
LAJMI I FUNDIT| Policia zbarkon në lagjen “Marigona”, aksioni ndërlidhet me kapjen e 83 kilogramëve drogë
Demokracia
23:27 | 23 Shkurt 2022

Share:

Në vazhdën e aksionit të sotëm të Policisë së Kosovës, me njësitet e tyre të Anti-drogës, bastisje kundër narkotikëve janë duke u zhvilluar edhe në lagjen e famshme, “Marigona”, në dalje të Prishtinës.

Burime të Demokracia.com brenda policisë bëjnë të ditur se në këtë aksion janë konfiskuar dy vetura të vjetra, por me vlerë të madhe në treg, dhe disa dokumente që dyshohen se ndërlidhën me rastin e aksionit te sotëm të Policisë së Kosovës ku u kapën mbi 83 kilogramë heroinë.

Demokracia.com do t’ju mbajë të informuar lidhur me këtë aksion ku të pranishëm janë edhe Dogana e Kosovës.

Aksion sonte pati edhe në qytetin e Pejës, që po ashtu lidhej me kapjen e kësaj sasie të madhe të drogës.

Kryeprokurori i Kosovës, Shukri Jashari, në një konferencë për media ka dhënë detaje në lidhje me këtë aksion që ka zhvilluar Policia e Kosovës.

Ai tregoi se droga kishte destinacion qytetin e Prishtinës, ndërsa kishte ardhur nga Turqia. /Demokracia.com/

Drejtori i antidrogës: Shtatë persona janë arrestuar, dy të tjerë janë në kërkim

 

 

Të ngjashme