Sport
Kylian Mbappe futet në listën e ‘top 10’ golashënuesve të Champions League
Demokracia
15:49 | 17 Prill 2024

Share:

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, është futur në top 10-shen e golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave të Champions League, falë dopietës të tij kundër Barcelona-s të martën mbrëma.

Barça shikonte rrugën për të përparuar në gjysmëfinale kur Raphinha shënoi i pari për të çuar epërsinë e përgjithshme 4-2, pasi kishte fituar ndeshjen e parë 3-2 në “Parc des Princes” gjashtë ditë më parë.

Megjithatë, një karton i kuq për Ronald Araujo rezultoi i kushtueshëm për gjigantët spanjollë, me PSG-në që vazhdoi të shënonte katër gola që i dërguan ata në katërshen e fundit të kompeticionit.

Ousmane Dembele shënoi kundër ish-klubit të tij për të barazuar gjërat, përpara se Vitinha të sillte avantazhin.

Mbappe, i cili është lidhur gjerësisht me një lëvizje te rivalët e hidhur të Barcelona-s, Real Madrid këtë verë, realizoi dy gola, transmeton albanianpost.

Dopieta ndaj Barcelona-s e ka bërë Mbappe-n të ketë 46 gola në kompeticion, duke u larguar nga Eusebio dhe Filippo Inzaghi dhe barazohet me ish-dyshen legjendare të Milan-it Andriy Shevchenko dhe Zlatan Ibrahimovic.

Shevchenko kishte nevojë për 100 ndeshje për të arritur këtë shifër gjatë kohës së tij me Dynamo Kiev, Milan dhe Chelsea, ndërsa Ibrahimovic luajti luajti 124 herë në kompeticion me Ajax, Juventus, Inter, Barcelona, Milan, PSG dhe Manchester United.

Mbappe i është bashkuar kësaj dyshe në shumë më pak ndeshje, 71, për ta vendosur veten në top 10-shen e listës së golashënuesve të të gjitha kohërave.

25-vjeçari do të shfrytëzojë shanset e tij për t’u ngjitur më tej në këto rangje nga tani deri në fund të sezonit, me legjendën e Real Madrid-it, Alfredo Di Stefano vetëm një gol përpara, dhe golashënuesin më të mirë të të gjitha kohërave të Arsenal-it, Thierry Henry me 50 gola në garë.

Golat e Mbappe-s kanë ardhur me dy klube, duke shënuar gjashtë herë në nëntë ndeshje me Monaco-n përpara se të bashkohej me PSG-në dhe shënonte 42 herë në 62 ndeshje për kampionët në fuqi të Francës.

Sulmuesi do të ketë të paktën dy ndeshje të tjera për t’i shtuar shifrat përpara se të largohet nga PSG, me një gjysmëfinale kundër Borussia Dortmund-it që do të vijë pasi skuadra gjermane mposhti Atletico Madrid-in të martën mbrëma.

Të ngjashme