Sport
Ky pritet të jetë trajneri ri i Chelseat
Demokracia
11:50 | 25 Janar 2021

Share:

Frank Lampard po i kalon momentet e fundit të tij si trajner i Chelseat.

Mediat e shumta nga Anglia dhe Italia konfirmojnë se klubi tashmë ka marrë vendimin për shkarkimin e tij dhe së shpejti kjo edhe do të konfirmohet përmes një njoftimi në faqen zyrtare të klubit, përcjell KosovaPress.

Por jo vetëm kaq, sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, “Blutë” e Londrës tashmë edhe e ka gjetur zëvendësuesin e tij. Ai është ish-trajneri i Paris-Saint – Germain, Thomas Tuchel.

Tuchel raportohet se ka pranuar tashmë punën si trajner i Chelseat dhe zyrtarizimi do të vijë në orët e ardhshme./Demokracia

Të ngjashme