Lajme
Kush i lajmëroi për alarmin se në Stacionin e Autobusëve ndodhet një bombë? Tregon Policia e Kosovës
Demokracia
10:25 | 08 Janar 2022

Share:

Të premten Policia e Kosovës ka marrë raportim për alarmin e tretë se në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, ndodhet një mjet shpërthyes.

Policia përmes raportit 24 orësh, bën të ditur se ankesën e ka bërë një vajzë, e cila punon në stacion, përcjell Demokracia.com.

Megjithatë, deri tani, konfirmohet se nuk është gjetur asnjë i dyshuar.

Njoftimi i plotë i policisë:

Ankuesja femër kosovare punëtore në stacionin e autobusëve në Prishtinë ka informuar se kishte pranuar një thirrje telefonike nga një person i cili ka lajmëruar se është një mjet shpërthyes në stacion të autobusëve. Njësitet policore kanë evokuar të gjithë personat. Njësiti për deminim i PK-së dhe njësiti K-9 kanë kontrolluar, por nuk kanë gjetur asgjë të dyshuar./Demokracia.com/

Lexo edhe:

Tri alarme të rrejshme për bombë në Stacion të Autobusëve, policia jep detaje

Të ngjashme