Lajme
Arrestohet një burrë në Prishtinë pasi sulmoi fizikisht gruan e tij, në shtëpi i gjenden tri armë
Demokracia
12:31 | 25 Maj 2024

Share:

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Prishtinë, meeqë i njëjti dyshohet se ka sulmuar bashkëshorten e tij.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, atij i janë gjetur dhe sekuestruar tri armë dhe tre karikatorë me 14 fishekë.

Ai është dërguar në mbajtje, derisa viktima ka pranuar trajtim mjekësor.

“Prishtinë 24.05.2024 – NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte sulmuar bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar tri armë, 3 karikatorë me 14 fishekë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Të ngjashme