Lajme
Kurti që shpiku lajmin e rrejshëm për “thikat mbi hartën e Kosovës në Shtëpinë e Bardhë”, ankohet në punën e mediave
Demokracia
19:13 | 16 Dhjetor 2023

Share:

Albin Kurti, njeriu që shpiku lajmin më të madh të rrejshëm në historinë politike të Kosovës për “thikat mbi hartën e Kosovës në Shtëpinë e Bardhë”, po vazhdon t’i sulmojë mediat në vendin tonë.

Është e çuditshme sesi Kurti, që asnjëherë nuk ka punuar si gazetar, merr të drejtën për të vlerësuar (mos)profesionalizmin e medieve, të cilat janë nën shënjestër të vazhdueshme të pushtetit, shkruan Demokracia.com.

Gjatë ditës së shtunë, kryeministri Kurti është ankuar në punën e medieve, pasi sipas tij “shumë nga lajmet apo vendimet që merr Qeveria jonë, nuk paraqiten fare ose në rastin më të mirë, paraqiten pjesërisht në pjesën dërrmuese të spektrit mediatik në vendin tonë”.

Por, në këtë adresim të tij, Kurti nuk ka paraqitur asnjë fakt se cili është vendimi i rëndësishëm i marrë nga Qeveria e tij dhe që nuk është pasqyruar në medie.

Pasi është ankuar në punën e medieve, Kurti u ka kërkuar zyrtarëve të partisë së tij që t’ua shpjegojnë qytetarëve vendimet, pasi “vetëm kështu” informacioni është objektiv, i drejtë dhe i padevijuar.

“Të arriturat e Qeverisë, vendimet që merren, duhet paraqitur e shpjeguar për qytetarët, nga strukturat e lëvizjes. Vetëm kështu, informacioni është objektiv, i drejtë dhe i padevijuar”, deklaroi shefi i Qeverisë.

Kurti “paranojak”, flet për minim të punës së Qeverisë – ankohet edhe për mediat

Ankesat dhe sulmet e kryeministrit Kurti apo zyrtarëve të lartë të VV-së ndaj medieve janë të vazhdueshme dhe kanë zgjuar reagimin edhe të shoqatave evropiane që mbrojnë punën e gazetarëve.

Asnjëherë deri më tani, kryeministri Kurti nuk ka bërë ndonjë deklaratë ku iu kërkon zyrtarëve të partisë së tij që të ndalojnë fushatat e tilla apo edhe të distancohet prej tyre.

Fushatat denigruese dhe linçuese ndaj medieve dhe gazetarëve kritikë të pushtetit të Kurtit bëhen edhe nga strukturat e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ish – deputeti i Vetëvndosjes, Florin Krasniqi, i cili është penduar publikisht për shërbimin e tij në partinë e Kurtit, ka treguar se ky subjekt politik kanë dhjetëra persona të punësuar, të cilët gjatë gjithë kohës merren me përhapjen e dezinformatave, sulmeve dhe shpifjeve ndaj kundërshtarëve politikë dhe medieve. / Demokracia.com /

Lexo më shumë:

VIDEO| Ish-deputeti Florin Krasniqi tregon sesi aktivistët e Vetëvendosjes shajnë, postojnë dhe votojnë sondazhe të mënyrë të organizuar

Të ngjashme