Lajme
VIDEO| Ish-deputeti Florin Krasniqi tregon sesi aktivistët e Vetëvendosjes shajnë, postojnë dhe votojnë sondazhe të mënyrë të organizuar
Demokracia
11:07 | 14 Korrik 2022

Share:

Florin Krasniqi, ish-financues dhe ish-deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, mbrëmë ka qenë i ftuar në një debat televiziv, ku ka shfaqur pakënaqësitë e tij rreth Albin Kurtit dhe qeverisjes së tij.

Ishte personi që erdhi nga Amerika dhe i dha mbështetje financiare Lëvizjes Vetëvendosje. Më pas u bë edhe deputet i saj në Kuvendin e Kosovës. Bëhet fjalë për Florin Krasniqin, i cili prej kohësh nuk është shfaqur në ndonjë debat televiziv, mirëpo mbrëmë ka qenë në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini.

Krasniqi ka shprehur pakënaqësitë e tij në lidhje me Lëvizjen Vetëvendosje, Albin Kurtin dhe qeverisjen e tij, shkruan Demokracia.com.

Në fund të debatit, siç bëhen zakonisht sondazhe në këtë emision, Krasniqi e konfirmoi një të sekret publik për LVV-në.

Në lidhje me sondazhet që bëhen, Krasniqi tregoi se kjo parti është e përgatitur për këtë dhe ka kompjuterë brenda selisë, ku persona të caktuar komentojnë e votojnë.

“Të lutem, mos bëj. Unë e Visari, Visari kur ka qenë kryetar, kam qenë anëtar i Vetëvendosjes dhe deputet. Mos bëni kësi sondazhe, mos bëj kështu. Vetëvendosja e kanë sistemin, Visari të kallxon, po ky s’kallxon kani herë, e kanë sistemin për këtë punë. Qysh i keshet, mos bën kështu të lutem. Mos bon se e kanë sistemin”, u shpreh Krasniqi, raporton Demokracia.com.

Moderatori insiston: “Qysh, çfarë sistemi bre?”, derisa Krasniqi i përgjigjet sërish: “E kanë, kur jom konë unë aty i kanë pas një 20 kompjutera të vjetër, edhe ju thojsha çka jonë këta, më thanë këta janë për media. E veta njonin aty që e kom pas pak ma shok, më tha, jo more këta shajnë gjin e bojnë postime. A din i kanë pas renin, dy rena, një sobë t’gat e kanë pas për media a e din?”.

Panduri i replikon sërish: “Edhe 20 vota me ja hjek qatyne 20 kompjuterave të vjetër, prapë rezultati i njëjtë”.

Krasniqi: “Tash i kanë bo t’ri, e kanë bo sallën e madhe a po din, e kanë sistemin. Mos bon kësi, t’lutem mos bon kësi t’lutem se e degradon emisionin tond. Vetëvendosje e kanë sistemin, ndëgjoje Florinin se e kam pa me sytë e mi, qy qysh keshet ai (Visar Ymeri), se e dinë”.

Pas kësaj, Krasniqi në mbyllje të emisionit kërkoi falje, duke thënë se aspak nuk ka qenë i kënaqur që ka qenë në këtë emision dhe i ka thënë këto gjëra, por që sipas tij dikush duhet të dalë e të thotë të vërtetën rreth këtij subjekti politik.

Momentin e këtij debati mund ta ndiqni në videon e mëposhtme nga 1:12:25.  /Demokracia.com/

Të ngjashme