Lajme
Kurti i aktivizoi sot “piunët” e tij kundër presidentes Osmani, shkak Asociacioni
Demokracia
22:11 | 04 Tetor 2023

Share:

Kanë kaluar rreth 1 javë që kur presidentja Vjosa Osmani në RTK tha se duhet të ulemi me ShBA-të dhe ta bëjmë draftin për Asociacionin.

Osmani me kërkesë që nuk do t’i pëlqejë Kurtit: Duhet të ulemi me ShBA dhe ta përgatisim draftin tonë për Asociacionin

Ndërkohë, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë të mërkurën se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme ta këshillojnë Kosovën në hartimin e statutit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Ambasadori Hovenier: SHBA-ja, e gatshme ta këshillojë Kosovën për statutin e Asociacionit

Kurse, kryeministri Kurti idenë e Asociacionit e ka quajtur “ide serbe”.

Osmani dhe Konjufca e pranuan Asociacionin| Kurti: Asociacioni është ide e Serbisë

Ndërsa sot, “piunët” e kryeministrit Kurti janë vënë në funksion për ta sulmuar presidenten Osmani që duket se i është kthyer kundër atij.

Fillimisht, këshilltari i Qeverisë Kurti , Veton Surroi e quajti hap jo të mirë të presidentes.

“Nuk mendoj se është është një ide e mirë (propozimi i Osmanit v.j.). Mendoj se hapat që duhet të ndërmarrë Kosova duhet të mos përsërisin këtë përmbysje të prioriteteve, sepse prioriteti i Kosovës nuk është që t’i kthehemi prapë narracionit që dështoi. Banjska mbërriti, sepse të gjitha kushtëzimet ishin që të mos merret asgjë nga marrëevshja, që mos pranohet barazia mes palëve, e Kosovës dhe Serbisë, por që të merret edhe një herë një proces që do të ridefinonte marrëdhëniet e brendshme në Kosovë. Nuk është i nevojshëm redifinimi i marrëdhënieve të brendshme në Kosovë, prioritet është redifinimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë deri te niveli i barazisë” – deklaroi Surroi.

Këshilltari i Qeverisë Kurtit del kundër presidentes Osmani për Zajednicën: Ide jo e mirë, hap jo i duhur

Veton Surroi nuk është i vetëm nga ana e Kurtit që i ka dal kundër presidentes.

Deputetja e LVV-së, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni në Kanal10 sonte e kritikoi presidenten duke thënë se nuk pajtohet me të.

“Nuk pajtohem me presidenten, nuk është momenti të mendohet për hartimin e një drafti për Asociacionin”, tha ajo.

Përçarjet mes Kurtit e Osmanit duket se çdo javë e më shumë po vërehen./Demokracia.com/

Të ngjashme