Lajme
Osmani me kërkesë që nuk do t’i pëlqejë Kurtit: Duhet të ulemi me ShBA dhe ta përgatisim draftin tonë për Asociacionin
Demokracia
21:00 | 27 Shtator 2023

Share:

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është paraqitur në një intervistë televizive pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku mori pjesë në hapjen e sesionit të ri të punës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Në këtë intervistë, presidentja Osmani ka prezantuar idenë e saj se çfarë duhet të bëjë Kosova pas Marrëveshjes Bazë të Brukselit (27 shkurt 2023) dhe Aneksit të Ohrit (18 mars 2023) lidhur me formimin e Zajednicës apo Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, shkruan Demokracia.com.

“Ne duhet të ulemi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës të përgatisim draftin tonë, draftin e Republikës së Kosovës. Fillimisht, unë mendoj që kështu është zgjidhja. Të ulemi me partnerët tanë në ShBA. Ta prezantojmë para Sekretarit të Shtetit, draftin tonë, i cili është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, në përputhje me letrën e Mogherinit që garanton që Asociaicioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive dhe në përputhje me qëndrimin e shkruar amerikan në editorialinn nga z. Chollet dhe z. Escobar, të cilët ndër të tjera sqarojnë se një trup e tillë do të jetë vetëm trupë koordinuese, pra pa kompetenca ekzekutive”, ka thënë Osmani.

Kjo kërkesë e presidentes Osmani vjen pas kthimit të saj nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vetëm dy ditë pas sulmit terrorist mbi Kosovën nga një grup serbësh të armatosur rëndë, por ende nuk ka marrë përgjigjen e kryeministrit Kurti. /Demokracia.com/

Të ngjashme