Lajme
Escobar: Asociacioni dhe KiE shumë të lidhura, Kurtit do t’i shkojnë mesazhet e njëjta nga i gjithë perëndimi
Demokracia
17:10 | 08 Maj 2024

Share:

Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në konferencën e tij të fundit për media në këtë pozitë, është pyetur në lidhje me qëndrimin e Qeverisë së Kosovës, e cila refuzoi të bëjë hapa drejt Asociacionit, si kusht për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Escobar në përgjigjen e tij, u shpreh se formimi i Asociacionit dhe anëtarësimi në KiE janë dy procese të lidhura me njëra tjetrën.

“Mendoj që janë shumë të ndërlidhura. Këshilli i Evropës është për trajtimin e komuniteteve, Kosova ka bërë një përkushtim të qartë për trajtimin e komuniteteve, dhe kështu përfshihet Asociacionit. Ka një përkushtim të gjatë. E kemi të vështirë të kuptojmë pse Kosova nuk i përmbush obligimet e saj ligjore, dhe nuk ka dhënë sinjale që do ta bëjë këtë. Shqetësimi është që Asociacioni pas pranimit do të shkaktojë shtyerje të madhe.” – u shpreh ai.

Escobar iu përgjigj Nacionales edhe në lidhje me deklaratat e Kurtit për “shtete aleate që s’e përkrahën”, duke thënë se të gjitha qeveritë perëndimore do t’ia japin e njëjta.

“Ndërsa sa i përket mosmarrëveshje me disa diplomaë. Të gjithë diplomatët që ai është takuar me ta përfaqësojnë politikat e qeverive. Kurti do të dëgjojë mesazhe të njëjta nga të gjithë, qeveritë amerikane, italiane, franceze, gjermane. Nuk është…ne vetëm japim mesazhet e politikave kombëtare.” – tha ai.

Tutje, Escobar tha për Nacionalen:

“Do ta inkurajoja Kosovën të punojë afër me partnerët e saj evropianë dhe amerikan për të gjetur një mënyrë për të eur përpara dhe për të ecur përpara në këtë obligim ligjor që duhet edhe ashtu të bëhet”.

Çka ndodhi sot?

Në një fjalim të gjatë në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, pas disa javëve me raportime nëpër media e pas deklaratave të ndryshme në opinionin publik, kryeministri Albin Kurti ka konfirmuar se ekziston kushti i krijimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Kurti e bëri me dije këtë qysh në hyrje të fjalimit të tij në mbledhjen e Qeverisë, kur konstatoi se Kosova ka bërë gjithçka që i është kërkuar për anëtarësimin në këtë organizatë.

“Pas tërë këtij rrugëtimi të shoqëruar me progres të vazhdueshëm në fushën e të drejtave të njeriut, demorkacisë dhe sundimit të ligjit, këto javë u përballëm me kusht të ri që s’ka të bëjë aspak me standradet e anëtarësimit në këtë organizatë.” – tha ai.

Tutje, shefi i ekzekutivit tha se nuk e kanë pranuar draftin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të sjellur nga emisari Miroslav Lajçak dhe përfaqësues të tjerë të shteteve të QUINT-it.

Ai e cilësoi këtë draft si “non-paper”.

Më tej, Kurti tha se nuk ka pritur që pengesa do t’i vinte nga shtetet përkrahëse, në vend të atyre mosnjohëse.

“Pengesat për anëtarësim i mendonim nga shtete që s’e njohin Kosovën, por assesi e asnjëherë s’e mendonim që pengesë do të bëheshin shtetet demokratike që kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë përkrahëse të Kosovës për zhvillim e demokratizim e më herët ishin krah nesh për çlirim e pavarësim.” – u shpreh ai.

Të ngjashme