Sport
Kur punëtori i barelës qëllon tifoz i flaktë, veprimi i tij bëhet viral
Demokracia
12:33 | 20 Gusht 2022

Share:

Një episod i veçantë është regjistruar në Brazil. Sfida e Serie B mes Nauticos dhe Vila Nova-s, përfundoi 1-2 për skuadrën udhëtuese, që siguroi një sukses me përmbysje.

Një lojtar i Vila Nova-s u dëmtua në minutat e fundit dhe kishte nevojë për barelë për të dalë nga fusha. Njëri nga personat që mbante barelën qëlloi tifoz i flaktë i Nauticos.

Ky i fundit, dukshëm i zemëruar për vonesën e lojës, lëshoi me forcë barelën në tokë, debatoi me arbitrin kryesor dhe në fund lëshoi me forcë sërish barelën dhe lojtarin, duke nxituar të largohet.

Një skenë që është bërë virale në rrjetet sociale, me punëtorin tifoz që e përjetoi keq humbjen e skuadrës së zemrës.

Të ngjashme