Lajme
Kufizimi i politikës së jashtme të Kurtit dhe Osmanit në përpjekje të dëshpëruara për largimin e sanksioneve të BE-së
Demokracia
12:05 | 14 Dhjetor 2023

Share:

“Masat janë të përkohshme”!

Kështu i quante sanksionet e BE-së në fillim të korrikut të vitit 2023, Albin Kurti, njeriu që hyri në historinë politike të Kosovës si kryeministri që e futi vendin nën sanksione ndërkombëtare.

Por, që nga 3 korriku i këtij viti, po bëhen 6 muaj dhe “përkohshmëria” e sanksioneve të BE-së po vazhdon pambarim dhe me pasoja të rënda për Republikën e Kosovës, shkruan Demokracia.com.

Përveç anës politike që Kurti për herë të parë në histori e bëri Kosovën pjesë të listës së shteteve të sanksionuara (Rusia, Koreja e Veriut dhe Irani), sanksionet po vazhdojnë të japin efektin e tyre në ekonominë e vogël të vendit tonë.

Albin Kurti bën historinë për të keq, vetën dhe Republikën e Kosovës e fut në sanksione të Bashkimit Evropian

Aleanca Kosovare e Bizneseve paralajmëronte në fillim të korrikut se nga këto sanksione, Kosova rrezikon të humbasë mbi 500 milionë euro projekte.

Bizneset në Kosovë rrezikojnë të mbyllen si pasojë e sanksioneve të BE-së

Vetë Kurti e kishte pranuar në mes të muajit shtator të këtij viti se këto sanksione po dëmtojnë shtetin e Kosovës, sa i përket marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, kredive dhe granteve apo edhe takimeve të nivelit të lartë.

Ankohet sërish Kurti: Masat e BE-së po na dëmtojnë

Dhe jo vetëm ky aspekt, por sanksionet e vendosura nga BE-ja për Kosovën po vazhdojnë ta mbajnë Kosovën në pozicion të rënduar ndërkombëtar. E gjithë politika e jashtme e Kosovës është kufizuar në dialogun me Serbinë dhe në përpjekje të dëshpëruara për largimin e sanksioneve të BE-së.

Ka disa muaj që presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti janë hedhur në përpjekje e thirrje për largimin e sanksioneve të Bashkimit Evropian.

Së fundmi, më 13 dhjetor, Osmani i ka kërkuar Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, që t’i hiqen masat sanksionuese Kosovës. /Demokrcia.com/

Osmani i kërkon edhe Komisionit Evropian t’i hiqen masat Kosovës

Tani i lutet BE-së t’ia heq sanksionet Kosovës, por në fillim Kurti improvizonte normalitetin dhe zhvillimin e vendit

Të ngjashme