Lajme
Osmani i kërkon edhe Komisionit Evropian t’i hiqen masat Kosovës
Demokracia
19:41 | 13 Dhjetor 2023

Share:

Presidentja Vjosa Osmani i ka kërkuar edhe presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, që t’i hiqen masat sanksionuese Kosovës, duke shtuar se i rëndësishëm është edhe dhënia e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Osmani ka shkruar në Facebook të mërkurën se vendet demokratike, liridashëse dhe të përkushtuara ndaj vlerave evropiane e kanë vendin në BE.

“Në takim me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në Bruksel, ritheksova nevojën e heqjes së masave të BE-së ndaj Kosovës, derisa potencova rëndësinë e dhënies së statusit të vendit kandidat për anëtarësim të BE-së, si sinjal i qartë që vendet demokratike, liridashëse dhe të përkushtuara ndaj vlerave evropiane e kanë vendin në BE”, ka thënë presidentja Osmani.

Ajo ka shtuar se e ka mirëpritur “Planin e Rritjes” të prezantuar nga Von der Leyen, duke thënë se Kosova tashmë e ka prezantuar planin për reforma.

Osmani është shprehur edhe gjatë ditës se Kosovës duhet t’i hiqen masat e vendosura nga BE-ja.

Masat, Osmani i ka quajtur të padrejta.

Të ngjashme