Lajme
Kryetari i Zubin Potokot rrëfen detaje nga takimi me Hovenier: E pash nervozizmin e ambasadorit
Demokracia
18:13 | 22 Qershor 2023

Share:

Javë më parë, Izmir Zeqiri, kryetar i Zubin Potokot nga radhët e PDK-së, ka pasur një takim me ambasadorin e ShBA-së, Jeff Hovenier. E sot Zeqiri ka rrëfyer ca detaje në lidhje me këtë takim.

Në një intervistë për Frontal të T7, Zeqiri ka treguar se e kishte parë të nervozuar ambasadorin Hovenier.

“Thënë të drejtën pash nervozimin e ambasadorit amerikan. E pash një nervozë të drejtpërdrejtë. Ambasadori na tha pse keni shku.” – deklaroi Zeqiri.

Tutje, ai ka treguar se përkundër kërkesës së ambasadorit amerikan, ministri Elbert Krasniqi ka insistuar që kryetarët në veri të dalin në punë në objektet komunale.

“Ka pas kërkesë që me shku në komuna, edhe pas kërkesës së ambasadorit. Thojke me shku në komunë.” – ka thënë Zeqiri.

Të ngjashme