Lajme
Kryetari i Junikut pret në takim Shefin e Zyrës së BE-së
Demokracia
20:30 | 19 Gusht 2022

Share:

Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu ka takuar sot Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

Shehu nëpërmjet në postimi në rrjetin social “Facebook”, ka njoftuar se në takim kanë diskutuar për prioritetet kryesore të qeverisjes komunale që sipas tij, konsistojnë në shqetësimet dhe kërkesat emergjente të qytetarëve junikas, siç janë shtrati i lumit Erenik,  ujërat e zeza, deponia dhe grumbullimi i mbeturinave.

“Szunyog theksoi që edhe për BE është në fokus pikërisht mbrojtja e ambientit. Rrjedhimisht ai konfirmoi gatishmërinë nga BE për të përkrahur Komunën e Junikut lidhur me këto tema të interesit të përbashkët. Në vazhdën e takimit kemi pasur kënaqësinë që të marrim pjesë edhe në aktivitetet e fushatë kulturore të fëmijëve me temë “Mbështetja e BE për Kosovën”. Me këtë rast fëmijët në Komunën e Junikut kanë zhvilluar aktivitete të ndryshe të pikturimit në shtratin e lumit Erenik si dhe kanë performuar me vallëzime dhe këndime të ndryshme për fëmijë”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Të dashur junikas,

Sot kam pritur në takim kurtoazie Shefin e Zyrës së BE në Kosovë z. Tomas Szunyog.

Në takim janë diskutuar prioritetet kryesore të qeverisjes komunale që konsistojnë në shqetësimet dhe kërkesat emergjente të qytetarëve junikas, siç janë shtrati i lumit Erenik,  ujërat e zeza, deponia dhe grumbullimi i mbeturinave.

Z. Szunyog theksoi që edhe për BE është në fokus pikërisht mbrojtja e ambientit. Rrjedhimisht ai konfirmoi gatishmërinë nga BE për të përkrahur Komunën e Junikut lidhur me këto tema të interesit të përbashkët.

Në vazhdën e takimit kemi pasur kënaqësinë që të marrim pjesë edhe në aktivitetet e fushatë kulturore të fëmijëve me temë “Mbështetja e BE për Kosovën”. Me këtë rast fëmijët në Komunën e Junikut kanë zhvilluar aktivitete të ndryshe të pikturimit në shtratin e lumit Erenik si dhe kanë performuar me vallëzime dhe këndime të ndryshme për fëmijë.

R.Sh

Të ngjashme