Sport
Kryetari i Dardanëve i ashpër: Pajaziti e Berisha tradhtuan Kosovën
Demokracia
14:56 | 17 Shtator 2022

Share:

Një situatë të nxehtë në opinion ka prodhuar rastri i fundit kur dy futbollistët kosovarë, Adrion Pajaziti dhe Medon Berisha braktisën Kosovën U21, për t’ju bashkuar Kombëtares së Shqipërisë, shkruan Demokracia.com.

Këtë veprim kryetari i Dardanëve, Lulëzim Berisha e ka cilësuar si tradhti.

“Ata tradhtuan Kosovën, tradhtuan shtetin e prindërve dhe pasardhësve të tyre”, ka shkruar ndër të tjera në Facebook, Berisha.

Postimi i plotë i Berishës:

Adrion Pajaziti i Fulham U-21 dhe Medon Berisha i Lecce, tradhtuan Kosovën. Tradhtuan shtetin e prindërve dhe paraardhësve të tyre. Ata kanë qenë pjesë e projektit të Kosovës U-21, por tani i kuptojmë disi, sepse tradhtari lind, mashtron dhe asgjë nuk zgjedh për t’i shty përpara interesat e ngushta.

Tradhtarët si këta shesin dhe shkelin në gjithçka. Prenë në besë. Tradhtojnë në fjalë. Janë njerëz të ligë. Nëpërkëmbin nder dhe besë. Këta janë të pabesë.

Kosova nuk ua harron këto shfrytëzime të ulëta. /Demokraci.com

 

Të ngjashme