Arte
Krijuesit e serialit DARK janë duke punuar në një serial të ri të zhanrit triller
Demokracia
18:18 | 05 Maj 2021

Share:

Krijuesit e serialit gjerman shumë të vlerësuar DARK, i cili mori vlerësime dhe entuziazmoi adhuruesit në të gjithë botën, kanë filluar prodhimin për shfaqjen e tyre të radhës: “1899”

Tetë episodet ndjekin rrethanat misterioze rreth lundrimit të një anijeje emigrante nga Evropa në New York, transmeton Demokracia.com

Udhëtarët, të gjithë me prejardhje dhe kombësi të ndryshme, janë të bashkuar nga shpresat dhe ëndrrat e tyre për një shekull të ri dhe të ardhmen e tyre jashtë vendit.

Kur zbulojnë një anije të dytë në detin e hapur që ishte zhdukur për muaj të tërë, udhëtimi i tyre merr një kthesë të papritur.

Ajo që ata gjejnë në bord do ta kthejë kalimin e tyre në tokën e premtuar në një enigmë të ngjashme me makthin, duke lidhur secilën nga të kaluarat e pasagjerit përmes një rrjeti sekrete./Demokracia.com/

Të ngjashme